SPECIALE/ Levandovski apo Levandovska? Kush është ylli i vërtetë i familjes

Ana Levandovska është më shumë se thjeshtë gruaja në krah të sulmuesit të Bajernit. Sipërmarrësja drejton gjashtë kompani me mbi 120 punonjës. Robert Levandovski shënon gola për Bajernin në sulm, por kush është Ana Levandovska, bukuroshja në krah të tij, me të cilën ai është i martuar që nga viti 2013?

fbl-award-ballon-dor-2021-2-1_4_641x361

Edhe nëse futbolli është fokusi i çiftit dhe planet e tyre duhet të bazohen në seanca stërvitore dhe lojëra, Levandovska nuk është aspak inferiore ndaj bashkëshortit të saj kur bëhet fjalë për suksesin. Përkundrazi, sepse edhe ajo ka një rol jo minimal në karrierën e suksesshme të bashkëshortit të saj.

Ajo vetë ka qenë gjithashtu një atlete profesioniste e suksesshme për një kohë të gjatë dhe ka fituar gjithsej 29 medalje në karrierën e saj, duke përfshirë nëntë medalje në kampionatet botërore dhe kampionatet europiane. Ajo është gjithashtu e diplomuar në Akademinë e Sporteve në Varshavë. Levandovska është shumë më tepër se thjesht “gruaja e Robertit”. Ajo ka lindur më 7 shtator 1988 në Lodz, Poloni, dhe ka një vëlla më të vogël.

Babai i saj është kameraman dhe nëna e saj producente në një stacion televiziv. Ana Levandovska është vetëm disa javë më e re se bashkëshorti i saj Roberti, me të cilin u martua në vitin 2013. Vajza e tyre Klara lindi në vitin 2017 dhe në vitin 2020 familja u shtua edhe me vogëlushen Laura.

PROFESIONI – Por edhe pas karrierës së saj sportive, Ana vijoi sukseset. Ajo është një eksperte e shumëfishtë e certifikuar e të ushqyerit dhe nëpërmjet funksionit të saj këshillues, jo vetëm që ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin dhe karrierën e të shoqit, por nga ajo kjo përfitojnë edhe sportistë të tjerë, si Arkadiusz Milik dhe ishlojtari i Bundesligës, Artur Sobieh.

Në vitin 2019 ajo botoi librin e saj “Fit and slim with Ana”, i cili përmban mbi 90 receta nga programi i saj si eksperte fitnesi. Ajo gjithashtu drejton zinxhirin e saj të kafeneve të quajtur “An health’s store”, i cili funksionon në parim si “Starbucks” vetëm me ushqime më të shëndetshme. Zinxhiri është i lidhur ngushtë me linjën “Foods by An”. Një aplikacion fitnesi dhe blogu i saj janë gjithashtu në axhendën e saj si nutricioniste dhe eksperte fitnesi.

BIZNESET – Përveç punës së saj si nutricioniste, Ana Levandovska shet gjithashtu linjën e saj të kozmetikës dhe është bashkëpronare e një portali prindëror. Ajo vetë tha në vitin 2019 se drejtonte gjashtë kompani dhe kishte rreth 120 punonjës. 33- vjeçarja ndërthur shumë aktivitete profesionale me karrierën e saj si influencuese në “Instagram”. Ajo siguron rregullisht për 2.5 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” përmbajtje të reja.

Ajo që bie në sy është se burri i saj Robert Levandovski shfaqet herë pas here në fotot e saj, por si influencuese, Ana duket se nuk është e varur nga fytyra e famshme e Bajernit me statistikat mbresëlënëse. Në janar 2020, kanali i saj në “Instagram” kishte rreth 2.5 milionë ndjekës dhe pothuajse 6000 postime të publikuara.

Sporti dhe fitnesi janë gjithashtu shumë të njohura me familjen jashtë karrierës së tyre profesionale. Një dietë e shëndetshme e vazhdueshme, shumë aktivitete sportive dhe një qëndrim pozitiv janë tre elementë të rëndësishëm për një jetë të shëndetshme dhe të mirë për gruan e Robert Levandovskit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×