VIDEO/ Helikopter dhe 60 efektivë e vullnetarë të angazhuar për shuarjen e zjarrit në Lezhë, ministri Peleshi: Flakët rrezikojnë të marrin përmasa të mëdha

Capture

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se një vatër zjarri aktive është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë

Me anë të një statusi në Facebook, Peleshi tha se një helikopter Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, ndërsa janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×