VIDEO/ Italianët të dorëzuar, Argjentina fiton mes spektaklit “Finalissiman”

Superfinalja ndërkotinentale “Finalissima” u rikthye  në skenë, pas herës së fundit në vitin 1993, kur ishte pikërisht Argjentina që e fitonte atë, por edhe mbrëmjen e sotme në Londër, në “Uembli”, bardhekaltërit ishin ata që vendosën diktatin në fushë, duke triumfuar me rezultatin 3-0, në një ndeshje të dominuar totalisht nga kombëtarja e Skalonit.

Argjentina

Lautaro Martinez ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 28-të, teksa Di Maria dhe Dibala vulosën këtë fitore mëse të merituar të argjentinasve.

FT: Itali 0-3 Argjentinë

28′ Lautaro, 45+1′ Di Maria, 90+4′ Dibala

NGJARJET KRYESORE:

Mbyllet dueli në “Uembli”.

90+4′ Gooooool Argjentian 0-3/ Vetëm pak minuta i mjaftuan në fushë Paolo Dibalës për të shënuar golin e tretë të sfidës. Me një goditje të kalibruar me të majtën, sulmuesi e ka dërguar topin në cepin e portës. 

90+1′ Argjentina kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen Lo Selso dhe Di Maria në fushë Dibala dhe Gonzalez.

85′ Dy zëvendësime radhazi te Argjentina, Romero dhe Lautaro Martinez i lënë vendin Pecelës dhe Alvarezit.

80′ Pavarësisht disa tentativave sporadike, Italia duket e pafuqishme në këtë duel.

77′ Italia kryen zëvendësimin e pestë, Emerson i lë vendin Bastonit.

76′ Argjentina bën zëvendësimin e par, largon De Paul nga fusha, vendin e tij e merr Palasio.

67′ Dominim i frikshëm i Argjentinës, që në këto minuta me në krye Mesin, e ka kthyer portën e Donarumës në një tabelë qitjeje.

63′ E pabesueshme çfarë humbet Argjentina me Lo Selson që me portën e boshatisur nuk ka arritur të shtyjë topin drejt rrjetës, pas asistit të Mesit.

62′ Tjetër zëvendësim te Italia, largohet Pesina, në vend të tij futet Spinacola.

59′ Goditje fantastike e Di Marias me të majtëm, por Donaruma nxjerr në pah reflekset duke i mohuar golin e dytë personal yllit argjentinas.

55′ Moment kaotik në portën e Italisë, Bonuçi për pak sa nuk rrezikon të shkatojë një autogol qesharak. Edhe pse i ngadaltë në lëvizje, Donaruma arriti të largonte topin pranë vijës fatale.

46′ Starton pjesa e dytë, Italia bën 3 zëvendësime, largohen Beloti, Kielini dhe Bernardeski, në fushë, Skamaka, Laxari dhe Lokateli.

45+1′ Gooooool Argjentina, Di Maria dyfshon shifrat me një supergol pas asistit nga Lautaro.

28′ Goooool Argjentina Mesi depërton bukur në zonë shërben Lautaron, i cili me portën e boshatisur dërgon topin në rrjet.

19’ Mundësi fantastike për Italinë, Romero i heq Belotit një gol të sigurt me një ndërhyrje vendimtare.

12’ Raspadori provon me një goditje nga distanca, tentativa e tij ndalet nga portieri.

FORMACIONET ZYRTARE:

Italia (4-3-3)
Donauma; Di Lorenzo, Bonuçi, Kielini, Emerson; Pesina, Zhorzhinjo, Barela; Bernardeski, Beloti, Raspadori.
Trajner: Mancini.

Argjentina (4-2-3-1)
Martínez: Molina, Romero, Otamendi, Taliafiko; De Paul, Guido Rodrígez;, Lo Celso,Mesi, Di María; Lautaro Martínez.
Trajner: Scaloni.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×