VIDEO/ Ndeshjen e parë pas sulmit ushtarak të Rusisë, futbollistët ukrainas futen në fushë në një mënyrë special

Kombëtarja e Ukrainës, ka zbritur në fushë, për herë të parë që nga 24 shkurti i këtij viti, kur Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën, në një akt që u dënua nga e gjithë bota. 

Screenshot_1-1-600x360

Ukrainasit janë duke u përballur me Skocinë, në një ndeshje tepër të rëndësishme ku varet kualifikimi për në Botëror. Hyrja në fushë e futbollistëve ukrainas u bë në mënyrë speciale, në këtë duel. Secili futbollist mbante mbi shpinë flamurin e Ukrainës. Një moment me të vërtet emocionues.

Mbi 2,000 mbështetës ukrainas janë të pranishëm në stadium në Skoci, duke përfshirë disa që janë refugjatë lufte të cilëve u është dhënë strehim në Gllazgou. Gjatë ekzekutimit të himnit ukrainas nuk munguan brohoritjet dhe duartrokitjet e skocezëve në mbështjetje të ukrainë.

Për më tepër shikoni pamjet:

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×