Bukuresht/ Balla takim me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane: Të nisin negociatat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe RMV

Balla

Gjatë qëndrimit në Bukuresh, Keyetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane, znj. Daniela Gîtman.

Gjatë takimit Balla theksoi se marrëdhëniet dy palëshe midis Shqipërisë dhe Rumanisë historikisht kanë qënë të shkëlqyera.

“Rumania si vend anëtar i BE, është një zë i rëndësishëm pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha Balla.

Nga ana e saj, Sekretarja Rumune e Shtetit rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Rumanisë për kursin europian të Republikës së Shqipërisë dhe ritheksoi gatishmërinë e vendit të saj për të ofruar ekspertizë dhe asistencë ndërinstitucionale për të çuar përpara këtë objektiv strategjik. Në këtë kontekst, pala rumune theksoi rëndësinë e nisjes sa më shpejt të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht organizimin e konferencave së parë ndërqeveritare në këtë drejtim.

Balla

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×