O Beach Bar në Ibiza, Spanjë është lokali i preferuar për futbollistët, bukuroshet e televizionit dhe vipa të tjerë për të pushuar dhe kaluar një kohë të paharruar.
Ky klub argetimi është në pronësi të vëllait të ish-fotbollistit të njohur të “Tre Luanëve” Gary Lineker.
Së fundmi, Xhek Grilish festoi fitoren epike të Mançester Sitit për titullin e Premierligës duke u futur në Ishullin Balearik dhe sigurisht duke marrë pjesë në festën e fundit organizuar në “O Beach Bar”.
Atje, ai shijoi shoqërinë e yllit të Ibiza Weekender, Chloe Chaloner dhe shumë kokteje për të festuar suksesin e ekipit të tij.
Ndërsa në të kaluarën, futbollistët e Anglisë duke përfshirë Xho Hart, Majkëll Karrik, Piter Krauç, Tajron Mings dhe Andi Kerroll kanë rezervuar vendet e tyre për të kaluar një ditë të paharruar rreth pishinës.
Kjo është arsyeja pse “O Beach Club” është xhevahiri i perandorisë së klubeve të natës prej 30 milionë paundsh të Lineker.
Arena e Lajmit

Loading…