“Lautaro, një fenomen”, shënoi ndaj Italisë, flet Dibala: E ardhmja? Tani jam duke menduar vetëm për…

Iu deshën tre minuta për tu futur në fushë dhe për të lënë shenjë në “Finalissima”-n ndaj Italisë. Paulo Dibala shënoi në minutën e 90+4′ duke vulosur fitoren e Argjentinës ndaj “axurrëve” të Roberto Mançinit me rezultatin 0-3. Në deklaratën pas ndeshjes, sulmuesi që e mbylli me Juventusin i “thur” elozhe Lautaro Martinezit duke e quajtur një fenomen dhe duke thënë se ende nuk e ka vendosur të ardhmen:

DIBALA 1

E ardhmja – “Jam i fokusuar vetëm te kombëtarja. Duhet të mendoj me qetësi absolute të ardhmen time. Nuk kam vendosur asgjë, për këtë është agjenti im. Unë duhet të mendoj vetëm për Argjentinën.”

Fitorja ndaj Italisë – “Jam shumë i lumtur, është momenti për të festuar. Një ndeshje e tillë, në ‘Wembley’ ndaj Italisë… nuk ndodh çdo ditë.”

Goli i realizuar – “Është gjithmonë bukur të shënosh gol me kombëtaren, në një finale. Duam të rritemi sa më shumë, jemi besimplotë.”

Lautaro Martinez – “Lautaro është një fenomen. Kam bëtë një ndeshje të pabesueshme. Një gol i bukur dhe një asist i madh.”

Këshilla për Di Marian – “Kemi folur vetëm për Argjentinën.”

Lamtumira e Kielinit nga kombëtarja e Italisë – “Xhorxhon e njoh prej 7 vitesh. Është një shembull për të gjithë, jo vetëm një shok skuadre. Për të gjithë ne, jo vetëm në Itali, shpresoj që të gjithë të rinjtë të kopjojnë atë që Kielini ka bërë për të mirën e futbollit.”, përfundoi Paulo Dibala.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×