Finalja e Superkupës së Anglisë mes Mançester Sitit dhe Liverpulit do të afrohet me një javë dhe do të mbahet në 30 korrik në “King Power Stadium”.
Arsyeja e afrimit të saj me një javë është hapësira që duhet krijuar për shkak të ndërprerjes së sezonit në dimër prej Botërorit.
Ajo do të zhvillohet në stadiumin e Lestërit, sepse “Wembley” e ka të pamundur ta presë, duke qenë se këtë verë luhet Europiani i femrave.
Arena e Lajmit

Loading…