Kriza financiare/ Barça hap stadiumin, 300 euro kush do të luajë në “Camp Nou”

Barcelona po bën gjithçka për të normalizuar problemet e saj financiare dhe klubi ka nisur iniciativa nga më interesantet. Njëra ndër to është se ata do t’i lejojnë çdo tifozi të ndihet si një nga yjet e skuadrës dhe të luajë një ndeshje në “Camp Nou” për çmimin “modest” të 300 eurove.

mini_campnou

Klubi katalanas ofron mundësinë e luajtjes së një ndeshjeje 60-minutëshe mes miqsh në “Camp Nou”. Mes datës 6-11 qershor stadiumi do të hapë dyert për futbollistët amatorë, të cilët do të kenë mundësi të shijojnë të gjitha facilitetet e stadiumit, prej dhomave të zhveshjeve, do të kenë arbitër dhe staf mjekësor të përfshirë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×