Aktori i njohur i filmave horror akuzohet për ngacmim seksual

busey-2

Aktori Gary Busey është akuzuar për abuzim seksual dhe ngacmim në kongresin e filmave horror “Monster-Mania” në Cherry Hill, NJ, sipas policisë.

Monster-Mania është një kongres gjysmë-vjetor i adhuruesve të filmave horror që mbahet në Cherry Hill, New Jersey, Hunt Valley, Maryland dhe Oaks, Pennsylvania që nga viti 2003.

Ai është i fokusuar kryesisht në panelet të ftuarve, ku fansat mund të takojnë aktorët e filmave horror.

Busey, 78 vjeç po përballet me “akuza për shkelje seksuale” që rrjedhin nga incidentet në konventën vjetore, tha Departamenti i Policisë Cherry Hill. Policia tha se ata iu përgjigjën hotelit Doubletree në Cherry Hill, kur u mbajt kongresi i filmave horror nga 12 deri më 14 gusht, mbi një raport për një ngacmim seksual.

Busey u akuzua të premten për kontakt seksual; një akuzë për tentativë kriminale/ kontakt seksual; dhe një akuzë për ngacmim.

Nënkoloneli i policisë së Cherry Hill, Robert Scheunemann tha se “Ishte për kontakt. Bëhej fjalë për prekje”, sipas Philadelphia Inquirer, që raportoi më tej se aktori dyshohet se kishte përqafuar dy persona dhe se policia kishte marrë ankesa të shumta për sjelljen e tij.

Fansat postuan foto në rrjetet sociale me Busey-n në kongres, ku njëri shkruante në Instagram: “Ai më bëri komplimente dhe më bëri të skuqem. Djalë i mirë!”

Faqja e internetit  Convention Scene vuri në dukje pjesëmarrjen e tij në ngjarjen gjysmë-vjetore duke thënë: “Ne jemi shumë të emocionuar të mirëpresim GARY BUSEY në MONSTER-MANIA pas një mungese shumë të gjatë! GARY BUSEY do të marrë pjesë në MONSTER-MANIA CON 50 i cili do të mbahet fundjavën e 12-14 GUSHTIT në CHERRY HILL, NJ!”

Sajti tha se Busey ishte i njohur për rolin e Uncle Red në adaptimin filmik të vitit 1985 të Stephen King “Silver Bullet” midis roleve të tjera. Busey, i cili u nominua për një Oskar për rolin e Buddy Holly në 1978 “The Buddy Holly Story”, pësoi dëmtim të trurit pas një aksidenti gati fatal me motor në 1988.

Policia tha se hetimet janë duke vazhduar dhe kushdo që ka informacion duhet të telefonojë departamentin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×