Dënimi i genocidit serb në Srebrenicë, zbulohet rezoluta e Ballës në Kuvend: 11 korriku Dita e Përkujtimit

Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paraqitur në Kuvend një draft rezolutë “për kujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”.

Drafti pritet të miratohet në seancën parlamentare të 7 korrikut.

Në tekst thuhet se Kuvendi i Shqipërisë “konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit”.

Në të njëjtën kohë Kuvendi “Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo,  gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e  ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit”.

Me miratimin e kësaj resolute javën e ardhshme 11 korriku do të shpallet Dita e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

 

PROJEKT-REZOLUTË

PËR PËRKUJTIMIN DHE NDERIMIN E VIKTIMAVE TË

 GJENOCIDIT NË SREBENICË

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

U bën thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe secilit prej vendeve të tyre anëtare, të punojnë me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidimin e vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropë e më gjerë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×