Di Maria vendos pas pushimeve, Juventusi nis monitorimin për Timo Vernerin

Alvaro Morata mbetet prioritet për merkaton. Se sa i rëndësishëm është spanjolli mjafton të përmenden sforcot ekonomike që klubi ka bërë për ta rikthyer për herë të dytë. Edhe drejtorët Nedved dhe Kerubini nuk lënë rast pa përmendur se “tredhëmbëshi” bardhezi reziston falë shpirtit të sakrificës së sulmuesit. Por një klub si Juventusi nuk mund të këtë vetëm një plan dhe ndërkohë po studiohen alternativat.

VERNER

Një prej tyre mund të jetë Timo Verner. 11 gola dhe 6 asiste në 36 prezenca me Çelsin gjatë sezonit që sapo u mbyll nuk janë ndoshta kartëvizita më e mirë, por gjermani ka treguar se e njeh mirë portën nëse vendoset në kushtet e duhura.

Ambientin ideal mund ta gjejë pikërisht në Torino në rast se nuk ushtrohet e drejta e blerjes për Alvaro Moratën që është edhe i preferuari i Alegrit.

DI MARIA – Ndeshja fantastike e Angel di Marias kundër Italisë rriti entuziazmin rreth transferimit të argjentinasit te Juvja, por ja që drejtuesit bardhezi nuk e përmbushën dot misionin e tyre në Londër.

Sipas “Corriere dello Sport” ata takuan përfaqësuesit e 34- vjeçarit, por akordi nuk gjendet. Juvja synon një kontratë dyvjeçare për të përfituar ulje te taksat, ndërkohë që Di Maria dëshiron të luajë në Torino për një vit.

Gjithsesi argjentinasi ka marrë kohën e tij dhe duket se vendimin për të ardhmen do ta marrë pas pushimeve. Kështu të paktën ka deklaruar vetë Di Maria.

“Duhet të jemi të qetë dhe për momentin jam fokusuar te kombëtarja. Kam edhe një ndeshje për të luajtur të dielën e pastaj do t’i përkushtohem familjes. Për merkaton do të mendoj më pas”, tha sulmuesi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×