E nisën me barazim, kapiteni i Izraelit e pranon: Shqipëria kë ekip të shkëlqyer, duhet t’i marrim pikë jashtë

Izraeli nisi rrugëtimin në Ligën e Kombeve me një barazim në fushën e vet ndaj Islandës. Një ndeshje që ishte me ulje-ngritje për të dy ekipet pasi vendasit ishin në avantazh e në fund u desh të gjenin një gol për të barazuar 2-2 mes drithërimash. Kapiteni i rivalëve të Shqipërisë në Grupin 2 të Ligës B, Eli Dasa, pranoi se ekipi kishte gabuar në momentet kyçe të sfidës.

dasa

“Pasi shënuam golin e avantazhit, trajneri na udhëzoi që të shtynim edhe më fort. Por ne nuk e bëmë një gjë të tillë dhe as nuk ditëm si të ruanim të paprekur portën tonë për fat të keq. Ne duhet të mësojmë se si të qëndrojmë të stabilizuar dhe të fortë në prapavijë.

Mund ta përmirësojmë këtë, pasi ky grup është shumë i barabartë në nivel, duhet të marrim pikë në ndeshjet jashtë fushe. Pavarësisht rezultatit, ne treguam futboll të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Ndoshta kemi një tendencë që të nënvlerësojmë skuadrat e tjera, por Shqipëria ka një skuadër të shkëlqyer”, tha ai në fund, duke kujtuar ndeshjen e radhës që do të luajë Izraeli ndaj kuqezinjve në “Air Albania”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×