Francezët do të presin sot në shtëpi kombëtaren e Danimarkës, ndeshja e parë e Grupit A1 për Ligën e Kombeve. Blutë do të drejtohen nga zëvendstrajneri Gai Stefën, pasi kryesori Didië Deshamp është ende në zi, pas ndarjes nga jetë i të atit.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Deshampin, i cili ka mbetur shumë i prekur nga humbja e të atit, ndonëse Didië është një ndër personat më të fortë që njoh. Ai nuk do të jetë këtu me ne nesër (sot), pasi po i qëndron pranë familjes, por ky fakt na shtyn që ne të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të fitojmë për trajnerin tonë.”, ishin fjalët e para të tij.
Më pas ai foli dhe për kundërshtarët: “Danimarka? Do të jetë një test i rëndësishëm, pasi duam që t’i njohim më mirë ata dhe jo vetëm, në pritje të një përballje të mundshme në Kupën e Botës. Personalisht them se janë një ndër kombëtaret më tënënvlerësuara të botës, por ne nuk do ta bëjmë këtë gabim. Por flasim për përfaqësuesen numër 11 të globit, e cila ka lënëpas jo skuadra dosido, por Gjermaninë, Uruguain, Suedinë, Senegalin etj. Në të njëjtën kohë, Danimarka besoj se di mirëse duhet tëketë shumë frikë nga ne, pasi kemi jo vetëm njësulm bombastik me Grizman, Benzema e Mbape, të cilët flasin me gjuhën e golit, por edhe shumë talent tjetër në dispozicion, i cili jam i bindur se mund të dërgojnë Francën tenjë tjetër Kupë Bote. Gjithsesi, për këtë argument do të mendojmë më seriozisht në Katar, ndaj objektivi i nesërm (sotëm) është fitorja me danezët”, tha Stefën.
Arena e Lajmit

Loading…