Kontrabandë mallrash nga Maqedonia e Veriut, arrestohet u riu nga Pogradeci, në kërkim bashkëpunëtori

Whatsapp Image 2022 07 23 At 11.19.04 Am

Policia Kufitare e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar, i cili dyshohet se transportonte mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij të dyshuar.

Gjatë kontrollit që iu bë mjetit të tij, një furgon të markës “Ford” iu gjendën dhjetëra kuti me fruta të thata që dyshohen të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut e më pas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas njoftimit të policisë, dy shtetasit, me inicialet L.B., 34 vjeç banues në fshatin Lin të Pogradecit dhe I.G., 37 vjeç banues në fshatin Buçimas akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×