“Më vdiq fëmija 3 vjeç, pas humbjes nisa kokainën dhe kumarin”/ U kap në shtëpinë e barit, i riu shqiptar para gjykatës angleze: Kam borxhe, bandat e drogës më kërcënojnë familjen

Ferma Kanabisiiii 500x333

Një i ri shqiptar është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg nga një gjykatë angleze, pasi u kap në një fermë kanabisi në Sheffield. Mediat angleze raportojnë se gjatë aksionit për kapjen e Emanuel Markut, policia sekuestroi 109 bimë kanabisi, ndërkohë shqiptari ishte fshehur në papafingon e shtëpisë së Barit. Në sallën e gjyqit 22-vjeçari shqiptar tha se ishte detyruar që t’i futej kësaj rruge, pasi kishte një borxh të madh për të larë. Ai kishte pohuar para gjykatës se djali 3 vjeçar i kishte vdekur dhe se pas asaj kohe i kishte hyrë kokainës dhe bixhozit.

“Pas asaj humbjeje, i pandehuri filloi të përdorte drogë, kryesisht kokainë, filloi të luajë bixhoz. Për shkak të përdorimit të drogës dhe lojërave të fatit ai ishte futur në borxhe me bandat shqiptare të trafikut të drogës”, është shprehur avokati.

Marku pretendoi se familja e tij kishte marrë kërcënime, pasi kërkonin që të kthenin shumën e marrë borxh. Emanuel Marku edhe pse pa precedent të mëparshëm penal u deklarua fajtor nga gjykata për kultivimin e kanabisit të klasit B dhe pas dënimit të tij do të dëbohet për në Shqipëri.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×