Mision i pamundur/ Lokomotiva e Zagrebit “përplas” derën për Markun

Qëndrimi i Albion Markut është një nga dëshirat e mëdha të Partizanit në merkato, por ky mision duket thuajse i pamundur. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit, që kanë në pronësi kartonin e të riut nga Rrësheni, nuk kanë në plan ta huazojnë sërish Markun dhe janë të bindur se ai i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e ekipit kroat në sezonin e ri.

ALBION MARKU

Drejtuesit e Partizanit janë munduar të negociojnë për 21-vjeçarin, por pa pasur sukses. Madje, ata nuk janë të vetmit që kanë dashur ta bëjnë të tyrin Markun, pasi në adresë të Lokomotivës kanë shkuar edhe propozime nga kampionët e Tiranës dhe Kukësi. Gjithsesi, edhe tentativat e tyre kanë qenë të kota.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×