Ndizet merkato, dy skuadra të La Ligës në “luftë” për Bardhin

Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i cili luan për Maqedoninë e Veriut, me shumë gjasa do të vijojë të mbetet pjesë e La Ligës. Edhe pse skuadra e tij Levante ra nga kategoria këtë sezon, gjasat janë të mëdha që Bardhi të bëjë lëvizjen e duhur në merkato, duke mbetur pjesë e futbollit elitar.

T5AQXGGVEFOY5B56UYNB2MZV4Y

Mediat iberike raportojnë se Selta Vigo dhe Almeria, janë 2 skuadrat që kanë shfaqur interes për shërbimet e 26-vjeçarit. Një profil si Bardhi do të ishte i përshtatshëm për objektivat e të dyja skuadrave, teksa Selta synon në sezonin e ardhshëm Kupat e Europës, pasi dihet që është një ekip i konfirmuar në Spanjë.

Në ditët në vazhdim pritet të dalin në pah detaje të tjera interesante në lidhje më të ardhmen e shqiptarit të Maqedonisë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×