Një vit në “provë” për ta transferuar më pas te Reali, zbulohet plani i bujshëm i Perezit për talentin anglez

Xhud Bellingam, mesfushori i datëlindjes 2003, në pronësi të Borusias së Dortmundit mund të veshë fanellën e Realit të Madridit.

Bellingam siti

Sipas “Mirror”, drejtuesit e kampionëve të Europës kanë nisur bisedimet e para me klubin e Bundesligës për të transferuar verën e ardhshme një prej talenteve më të mëdha të futbollit britanik, i cili kërkohet nga gjysma e Europës. Ai admirohet edhe nga klubi i Liverpulit dhe Jyrgen Klop do të përpiqet gjithashtu ta transferojë.

Por 18- vjeçari është një opsion për të ardhur verën e ardhshme, kështu që të gjitha bateritë e Perezit janë të përqendruara për të sjellë një tjetër talent këtë verë në Madrid, Çuamenin e Monakos.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×