“Nuk duhet t’i hedhim njerëzit si mbeturina”/ Trevor Noah vjen me monologun frymëzues e reflektues nisur nga Kanye West që duhet dëgjuar nga të gjithë

trevor-noah-kanye-west-panorama-plus

Trevor Noah po mbështet Kanye West.

Përkundër faktit se dy artistët patën një përplasje pak muaj më parë (KLIKO), drejtuesi i “Daily Show” tani po flet për humanitetin e reperit. Noah iu drejtua yllit të “Heartless” në një monolog të gjatë në emisionin e tij në mars. Pjesërisht, ai foli sepse nëna e tij ishte ngacmuar nga ish-i i saj dhe Noah nuk donte të shihte të njëjtin fund fatal për Kimye. “Ajo që po kalon Kim është e frikshme për t’u parë dhe vendos në qendër të vëmendjes se çfarë kalojnë shumë gra kur zgjedhin të ndahen,” tha Noah që e krahasoi situatën e tyre me historinë e nënës së tij. Ai tha se njerëzit mendonin se nëna e tij, Patricia, po “reagonte më shumë se duhet” përpara se njerku i tij ta qëllonte në kokë.

Megjithatë, West nuk e mori shumë mirë këshillën e tij dhe iu përgjigj me ofendime raciste në Instagram – të cilës Noah iu përgjigj në një postim të gjatë, duke i thënë Westit se “më thyhet zemra të të shoh kështu” në atë kohë. (KLIKO)

Tani Noah po i ofron atij një mbështetje të sinqertë.

Është e lehtë të qëndrosh mënjanë, të shohësh një përplasje treni që po vjen dhe të mos thuash asgjë për këtë”, tha Noah në episodin e fundit të Variety Awards Circuit Podcast. “Dhe më pas, pasi treni rrëzohet nga shinat, ne themi, ‘Oh, e pashë që do binte!’ Epo, atëherë pse nuk thatë asgjë? Sidomos nëse keni një lloj platforme, keni një lloj detyrimi për të thënë një të vërtetë. Ti e di, shiko diçka dhe thuaj diçka.

Dhe unë gjithashtu e kuptoj se qeniet njerëzore janë një paradoks,” vazhdoi Noah në podcast. “Ne mund të duam njerëzit që i urrejmë, mund të urrejmë njerëzit që duam. Qeniet njerëzore në tërësi janë paradoks i ndërlikuar. Dhe kështu, nuk më pëlqen të jetoj në një botë ku ne vazhdimisht i hedhim qeniet njerëzore si copa plehrash.”

Noah vazhdoi duke u shprehur se është më mirë të flasësh se sa të mbyllësh një sy kur dikush – si West – merr një kthesë negative.

“Kanye West është dikush që ka një përshtypje të pashlyeshme në jetën time. Muzika e tij më ka përcjellë nëpër periudha të ndryshme të udhëtimit tim, por më pas ka edhe momente ku them: ‘Kanye, ti po del nga binarët këtu.’ Por prapë mund të them se ‘Unë shqetësohem për ty si qenie njerëzore, kjo është arsyeja se pse po flas. Nuk mund të mos shqetësohem për ty – nuk do të të urrej krejt papritur.

Kështu përpiqem ta shoh botën; kështu do të shpresoja që njerëzit të më shihnin mua,” tha Noah. “Nëse më pëlqen, ose nëse të pëlqen dikush në jetën tënde, shpresoj se do të kesh aftësinë për të thuaji atij personi, ‘Hej, mendoj se kjo që po bën këtu është e gabuar. Unë mendoj se ju mund të shkoni në drejtim të rrezikshëm’”, tha Noah, duke iu referuar sjelljes shqetësuese të West në mediat sociale në fillim të vitit.

“Dhe po e them këtë sepse më pëlqen. Unë nuk të flak ty si person. Dhe mendoj se jemi ndjerë shumë rehat duke i hedhur poshtë qeniet njerëzore, duke i hedhur menjëherë tutje dhe duke i bërë personazhe të pandreqshëm. Kur, në fakt, mendoj se të gjithëve ne duhet të na jepet mundësia për të shpenguar veten. Të gjithë ne duhet të kemi një mundësi të dytë,” shtoi Noah.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×