Objektivi i merkatos “tradhton” kuqezinjtë, Milani gjen zëvendësuesin e tij në Serinë A dhe i shpall luftë Interit

Milani do të bëjë një goditje në mbrojtje gjatë merkatos së verës. Teksa duket në malore rruga për Sven Botmanin e Lilës, për të cilin Njukasëlli ofron më shumë, dhe duke mos dashur të marrin pjesë në ankande, kuqezinjtë i janë rikthyer Bremerit të Torinos. Pritet një derbi në merkato, duke qenë se Interi e synon brazilianin prej kohësh.

BREMER 1

Nuk ka ende një ofertë konkrete, por “Djalli” mund të vendosë në pjatë disa aspekte teknike të vlerësuara nga torinezët. Përveç Gabias, në bisedime mund të përfshihet edhe kartoni i Pobegës i cili mbylli sezonin si i huazuar te Torino që kërkon ta blejë. Bremer është një objektiv konkret, aq sa dje për të kanë folur edhe Paolo Maldini dhe pronari i ri, Xherri Kardinale.

BOTMAN NË “RËNIE”

BOTMAN

Siç thamë, interesi dhe milionat e Njukasëllit kanë bërë që Milani të mendojë për një pistë alternative në vend të Sven Botmanit, i cili vijon të ketë vlerësimin maksimal nga drejtuesit kuqezinj. Vetë lojtari nuk e njeh të ardhmen, teksa në një deklaratë për “Algemeen Dagblad” nuk ka dashur të japë detaje lidhur me atë që mund të jetë destinacioni i tij i radhës.

“Ndeshja kundër Renit ishte e fundit për mua me Lilën. Qëllimi është të bëj një tjetër hap përpara dhe uroj që të transferohem sa më shpejt në klubin tim të ri. Milan apo Njukasëll? Janë dy skuadra që më kanë kërkuar, por as nuk mundem e as nuk dua të them diçka më shumë”, ka deklaruar holandezi që duket i vendosur për t’u larguar përfundimisht nga Lila dhe kampionati francez.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×