Rrezikoi të mbytej teksa po lahej, shpëtohet 10-vjeçari në plazhin e Kavajës

Policia

Një 10-vjeçar është shpëtuar nga Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit pasi rrezikoi mbytjen.

Sipas policisë, fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit shpëtojnë një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen.

Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.

Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×