Teksa Ben Affleck martohej, vëllai i tij fotografohet duke pirë kafe! Çfarë ndodhi mes tyre dhe pse ai nuk ishte në dasmën e aktorit?

ben-affleck-jennifer-lopez-vellai-dasme-panorama-plus-3-2

Në dasmën e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ka munguar një mysafir i rëndësishëm – vëllai i dhëndrit.

Casey Affleck u pa në Los Angeles të shtunën në mëngjes, vetëm disa orë para se vëllai i madh Ben të martohej me Jennifer Lopez në Georgia.

“Pse nuk je në Georgia tani?”– e pyeti një paparazzi Casey, i cili mërmëriti një përgjigje të pakuptueshme që dukej sikur tha: “Kam gjëra të tjera”, përpara se të largohej.

Sipas ‘People’, Casey Affleck nuk arriti të ishte në dasmën e dytë të vëllait të tij të madh “për shkak të detyrimeve familjare dhe prindërore në shtëpi”.

47-vjeçari u pa më parë duke dalë të premten me të dashurën Caylee Cowan. 

Vëllezërit e famshëm kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe kanë qenë mbështetës ndaj njëri-tjetrit, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Në vitin 2007, Casey luajti në filmin “Gone Baby Gone”, i cili u drejtua nga Ben. Më shumë se një dekadë më vonë, ai foli për Ben që e cilësoi si “trim” që e kishte kaluar me sukses rehabilitimin.

Vlen të përmendet … se ndonëse vëllezërit Affleck janë dukur të afërt ndër vite, ata nuk janë fotografuar së bashku kohët e fundit … kështu që kush e di nëse kanë ende një raport të ngushtë.


 

LEXO EDHE: Publikohen pamjet nga dasma e dytë e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck! Ja fustani madhështor që veshi nusja


 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×