Spanja dhe Portugalia kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 mes tyre në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, ku dy skuadrat bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës A.
Në një ndeshje me dy fytyra, ishte Spanja e cila kërkoi më shumë rrjetën në pjesën e parë dhe shënoi falë Morata. Por ajo nuk ai doli që të dyfishonte rezultatin dhe pak nga pak ishte Portugalia që u shfaq më ngulmuese. Si pasojë e kësaj trysnie, erdhi edhe goli i barazimit me Rikardo Horta, duke bërë që dy skuadrat të ndajnë pikët e të lënë gjithçka hapur sa i përket fitores në këtë grup.
SPANJË 1-1 PORTUGALI
Morata 25′ / Rikardo Horta 82′
NGJARJET E RËNDËSISHME:
87’ Zhordi Alba ka mundësinë ideale për të shënuar, por gjuajtja e tij me kokë pas kthimit të portierit portugez përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
82’ GOOOL Portugalia 1-1/ Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë i portugezëve, pasimi në qendër gjen Rikardo Horta i cili nuk gabon dhe barazon shifrat. (VIDEO)
58’ Leao shfaqet në pozicionin e tij të preferuar në të majtë, i vetëm para Simon, por gjuajtja e tij devijohet jashtë nga portieri i Spanjës. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
29’ Soler merr një pas të bukur dhe lëshon një gjuajtje që ndalet nga Diogo Kosta. Topi i rikthehet sërish Soler dhe në tentativën e dytë e dërgon sferën mbi kuadrat. (VIDEO)
25’ GOOOL SPANJA 1-0/ Kundërsulm fantastik nga ana e spanjollëve, i cili u finalizua me Alvaro Moratën, i cili rrezikoi ta gabonte. (VIDEO)
18’ Leao lëshon një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij ishte e gabuar duke e dërguar topin mbi kuadrat. (VIDEO)
1’ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
Arena e Lajmit

Loading…