Finalet e NBA hapën siparin e tyre, me sfidën e parë në San Françisko, ku Boston Sëlltiks mori fitoren përballë Golden Stejt Uorrirs.
Edhe pse favoritë për ta fituar këtë përballje, Stefan Kërri me shokë gabuan çdo gjë në periodën e katërt të përballjes, kur deri në ato momente kishin çdo gjë nën kontroll.
Uorriors kryesonte me 12 pikë diferencë deri në periodën e tretë, por në atë të fundit, Sëlltiks arriti të shënonte plot 40 pikë, duke e mbyllur me takimin me shifrat 108-120.
“vetëm vazhdoni të luani. Ky ishte mesazhi ynë gjatë gjithë sfidës. Ata janë një ekip fantastik, ndërsa ne, duhet të vazhdonim të luanim pavarësisht çdo gjëje”, ishin fjalët e yllit të Sëlltiks, Al Horford, i cili shënoi 26 pikë. Më mirë se ai bëri vetëm rivali i tij, Stefan Kërri, i cili shënoi 34 pikë.
View this post on Instagram
Tani Boston Sëlltiks kryeson serinë e finaleve në 1-0, ndërsa finalja e dytë do të luhet në datën 6, sërish në San Françisko.
Arena e Lajmit

Loading…