
Will Smith ndau një postim në Instagram duke treguar se ai “po përpiqet të kthehet në mediat sociale”.
Aktori 53-vjeçar ripostoi një video humoristike të një gorille foshnje që godet një gorilla të rritur për të tërhequr vëmendjen dhe për të luajtur. Ylli i ‘Fresh Prince of Bel-Air’ e krahasoi videon me atë që po përpiqet të rikthehet në mediat sociale.
View this post on Instagram
Më pas ai publikoi një video me djalin e tij Trey Smith gjatë pushimeve ku shihen duke u përpjekur të vrasin një merimangë.
View this post on Instagram
Postimet vijnë gati një muaj pasi ai i kërkoi zyrtarisht falje në Instagram Chris Rock që e goditi atë në skenë në ‘Oscars’ në mars.
Gjithashtu, sipas raportimeve të fundit, Will Smith është rikthyer në bisedime me Netflix-in për një film biografik vetëm disa javë pasi kërkoi falje për shuplakën ndaj Chris Rock në ‘Oscars’. Pretendohet se 53-vjeçari fitues i çmimit ‘Oscar’ ishte në negociata me shërbimet kryesore të transmetimit për një film në vijim të jetës së tij, të cilat u ndërprenë pas incidentit të shëmtuar me komedianin 57-vjeçar. Tani, të paktën një koorporatë e madhe është e hapur për të bërë biznes me Smith sipas ‘The Sun’, pasi një burim tha: ‘Will u la jashtë nga Netflix dhe Apple TV+ pas shuplakës. Ai që atëherë ka kërkuar falje dhe është larguar nga qendra e vëmendjes për një periudhë të gjatë. Me këtë në mendje, është pranuar gjerësisht se ka kaluar mjaft kohë për të lënë gjithçka të qetësohet. Është bërë e qartë se mund të rifillojnë diskutimet për një film biografik për të cilin Netflix ishte i interesuar.’
Pa dyshim që incidenti tronditës me Rock do të duhet të jetë pjesë e diskutimeve. Burimi shpjegoi: “Me siguri, shuplaka dhe rënia, janë momente kryesore në jetën e Will dhe do të bëhen pjesë e historisë së jetës së tij. Netflix dëshiron të jetë pjesë e atyre bisedave dhe ekipi i Will nuk ka dyshim që Apple do ta ndjekë shembullin e tyre.”
Smith gjithashtu i kërkoi falje nënës dhe vëllait të Rock-ut, Tony Rock. “Kjo ishte një nga gjërat në atë moment që nuk e kuptova,” vazhdoi ai. “Nuk po mendoja se sa njerëz u lënduan në atë moment. Dua t’i kërkoj falje nënës së Chris, familjes së Chris, veçanërisht vëllait të tij Tony Rock.”
Toni, i cili më parë ka punuar me Smithin në sit-comin “All Of Us”, ka folur mbi skenën e bujshme duke lënë të kuptohet se ndoshta marrëdhënia e tyre nuk do rregullohet kurrë. “Të zhgënjej njerëzit është trauma ime më e madhe. Unë e urrej kur i zhgënjej njerëzit, kështu që më dhemb psikologjikisht dhe emocionalisht të di se nuk jam në përputhje me imazhin dhe përshtypjen e njerëzve për mua,” shpjegoi më Smith.
Ylli i “Fresh Prince of Bel-Air” sqaroi se gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, nuk i tha të bënte diçka të tillë pasi ajo rrotulloi sytë kur dëgjoi shakanë me alopecinë që shkaktoi konfrontimin mes tyre. “E di që ishte konfuze. E di që ishte tronditëse, por ju premtoj se jam thellësisht i përkushtuar për të vendosur dritën, dashurinë dhe gëzimin në botë,” përfundoi ai.
Ylli i “I Am Legend” fillimisht i kërkoi falje aktorit të “Down to Earth” një ditë pas ndarjes së çmimeve të Akademisë në një deklaratë të gjatë të postuar në mediat sociale. “Isha jashtë vijës së logjikës dhe gabova”, shkroi ai. “Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”
Disa orë pasi Will Smith i kërki falje, Chris Rock u ngjit në skenë për t’u bërë ‘poetik’, duke e krahasuar Smith me ish-producentin dhe aktualisht të burgosurin, Suge Knight. Knight është një ish-producent i muzikës amerikan dhe kreu pesë vjet burg për sulme me armë, 10 muaj për shkeljen e lirimit me kusht dhe aktualisht po vuan një dënim me 28 vjet burg pasi vrau një biznesmen më 29 janar 2015.
“Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë e sulmit”, tha Rock, 57 vjeç, gjatë një shfaqjeje në ‘Atlanta’s Fox Theatre’ të premten në mbrëmje. “Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t’i dëgjojë viktimat e vërteta. Madje edhe unë që u godita nga Suge Smith… Shkova në punë të nesërmen… Kushdo që thotë fjalën ‘i lënduar’ nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, shtoi Rock, sipas ‘People’.
Kërkim-falja e fundit e Smith – pasi ai gjithashtu i kërkoi falje Rock-ut përmes mediave sociale disa ditë pas incidentit – zbuloi se Rock ka refuzuar të flasë me Smith. “Unë kontaktova me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë, por kur të jetë, ai do të kontaktojë”, tha Smith në videon e postuar në YouTube. “Unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jesh gati për të folur.”