
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me miratimin e konceptit të ri strategjik të Aleancës së Atlantiku të Veriut.
Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se NATO është në gjendje të përballet me çdo sfidë dhe mundësi.
Ajo ka theksuar se nuk përjashtohet edhe përdorimi i nenit 5, sipas të cilit nëse një shtet i aleancës sulmohet, të gjithë shtetet e tjera anëtare reagojnë ushtarakisht.
“Udhëheqësit e NATO -s ranë dakord sot për një Koncept të ri Strategjik për të siguruar që Aleanca jonë të jetë në gjendje të përballet me çdo sfidë dhe mundësi, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes dhe kundërpërgjigjes tonë si thelb i nenit 5, i NATO-s”, ka shkruar diplomatja amerikane.