Zunë hapësirat publike/ Nis procedimi penal për administratorët e dy subjekteve në bregdetin e Himarës, sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë

Policia

Policia e Himarës, ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në vendin e quajtur “Porto Palermo”, në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

Blutë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit:

– I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë;
– A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×