Dy orë takim me pronarin e ri të klubit, Milani konfirmon “arkitektët” e suksesit në sezonin e shkuar

Milani i ri i “RedBird” do të nisë rrugëtimin nga i njëjti staf që riktheu titullin në shtëpinë kuqezi. Takimi midis Xherri Kardinales dhe Paolo Maldinit, i cili zgjati rreth dy orë, konfirmoi ndjesitë.

Massara-Maldini

Pronari i ri nënvijëzoi besimin e tij te stafi, i cili ndoshta në ditët në vijim do të rinovojë kontratat që skadojnë në fund të muajit. Në bisedime nuk është përfshirë vetëm Maldini, por Frederik Masara dhe Xhefri Monkada, ndërkohë që ishte e qartë se Ivan Gazidhis, deri të hënën administrator, do të vijojë të qëndrojë në Milano edhe për shkak të marrëdhënies me “Elliott”, që te Milani është aksioner pakice.

Pak dihet nga bisedat e para që Xherri Kardinale në cilësinë e administratorit ka pasur me eksponentët e tjerë të Milanit. Për të hedhur pak dritë mbi këto situata ka menduar Paolo Skaroni, i cili, duke folur për rrjetin “Sky”, ka deklaruar: “Maldini ka folur me Xherri Kardinalen. Ata u takuan, biseduan për planet dhe më duket se u arrit një marrëveshje e përgjithshme. Pres që Milani të përballet me guxim në merkato”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×