FOTO-VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë në mes të rrugës në Korçë, policia jep detaje

Kamioni

Një kamion ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Dishnicë, në Korçë. Sipas të dhënave të para, kamioni ka marrë flakë aksidentalisht, ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.

Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia po merret me zbardhjen dhe rrethanat e ngjarjes. Gazetarja Lorena Kodra sjell foto në “BalkanWeb”, ku shihet kamioni mes flakëve në mes të rrugës.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×