Fshehje të ardhurash dhe informalitet, arrestohet një kambist dhe procedohet një tjetër në Durrës

D4a27896 53de 4710 82ad 41283b74cf6c

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, goditën 2 raste të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 57 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh., 59 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambistë, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat këta shtetas i kishin përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×