
Prej 10 ditësh Kepi i Rodonit është i përfshirë nga flakët. Mësohet se ditën e sotme janë riaktivizuar sërish zjarret në zonën e Shetajt. Sakaq një ditë më parë u dërgua edhe një helikopter.
Ndërkohë zjarri është favorizuar edhe nga erërat gjatë natës, këtë të hënë janë aktivizuar 4 zjarrfikëse nga Durrësi. Gjithashtu në aksion për vënien në kontroll të situatës janë edhe forcat zjarrfikëse të Durrësit, emergjencat civile dhe forcat vullnetare lokale të njësive vendore.
Gjithashtu në ndihmë janë bashkuar edhe forca zjarrfikëse nga Tirana.
Arena e Lajmit