Nga vjedhja te dhuna ndaj gruas dhe zjarrëvënia, 3 të arrestuar në Tiranë

1573674832 Policiatirane

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan me iniciativë shtetasin G. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 47 vjeç, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe me dru frutorë, ngjitur me pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×