Njihej për rolin në “Fate të kryqëzuara”, ndahet nga jeta aktori i famshëm turk

640-0-8f97ddf3988b6dbf3825404a379c8920

Një lajm tronditës ka ardhur nga industria turke e kinematografisë.

Aktori, dramaturgu dhe regjisori i njohur turk, Civan Canova është ndarë nga jeta më 20 gusht 2022. Vdekja e tij u bë e ditur nga aktorja Esra Dermancolu.

Fansat e Canova janë të shokuar pas lajmit për vdekjen e tij. Canova ishte shumë i njohur për publikun shqiptar pasi ka luajtur në disa seriale si “Karadayi”, “Fatmagyl”, “Fate të kryqëzuara”.

Muajt e fundit aktori ndodhej i shtruar në spital, pasi u diagnostikua me kancer në mushkëri. Ai luftoi me këtë sëmundje për një kohë shumë të gjatë, por në fund humbi jetën në moshën 67-vjeçare.

Tre javë para vdekjes së tij, Civan postoi gjithashtu një video për fansat dhe miqtë e tij në Instagram. Në video, ai shihet i veshur me një maskë oksigjeni dhe në gjendje të keqe shëndetësore.

Civan Canova ishte djali i regjisorit turk Mahir Canova. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit duke bërë debutimin e tij kinematografik në filmin “Arkadaş”në 1974.

Në të njëjtin vit, Civan u regjistrua në Departamentin e Teatrit të Konservatorit Shtetëror të Ankarasë. Në vitin 1978, ai u bashkua me ekipin e Teatrove Shtetërore Turke. Civan ishte i martuar me aktoren Açelya Akkoyun.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×