Zhoze Murinjo ka përfituar nga kjo periudhë për të kaluar disa ditë pushimi në Portugali. I gjendur në atdhe, ai ka dhënë një intervistë për “Record”, teksa në temat e cekura ka qenë edhe Rafael Leao.
Lumë elozhesh nga ana e teknikut luzitan për sulmuesin e Milanit. “Çfarë lojtari. Askush nuk e ndal dot. Milani është vendi i përsosur për cilësitë e tij dhe ai u ka zgjidhur shumë ndeshje.
Nuk ka rëndësi nëse luan kundër mbrojtjeve që mbrojnë ulët ose lart, teksa edhe në tranzicion apo në hapësirë krijon telashe. Shpresoj të vazhdojë kështu, pasi me një mendësi të mirë dhe me njerëzit e duhur në krah ai mund të bëhet lojtar i madh, shumë i madh”, tha Mou.
Arena e Lajmit

Loading…