
Është proceduar penalisht shtetasi O.H., banues në Pogradec pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte e sende të forta në kohë një 17-vjaçar.
Sipas policisë 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 18 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me grushte e sende të forta në kokë, një 17-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arena e Lajmit