Te Dinamo “luftë nervash” mes klubit dhe lojtarëve, ndarja duket më e vështirë nga sa mund të mendohej

Dinamo i lau duart me Superioren, por ekipi vazhdon të stërvitet çdo ditë rregullisht. Do të vazhdojë kështu deri më 15 qershor. Një lloj “dënimi” ky i klubit për rënien nga kategoria, ndërkohë që në mes është edhe procesi i ndërprerjes së kontratave, që duhet bërë me konsensus.

dinamo

Një proces jo pak i lehtë, po të kemi parasysh se mbi 90% e lojtarëve janë ende nën kontratë. Ka kaluar një javë nga mbyllja e kampionatit dhe deri tani në këtë drejtim nuk ka asgjë konkrete. Ende nuk ka asnjë lojtar që të ketë mbyllur bashkëpunimin me Dinamon.

LUFTË NERVASH – Është një situatë që duket si një luftë nervash mes palëve, ku asnjëra nuk do që të hedhë hapin e parë dhe qëndron në pritje. Lojtarët po bëjnë atë që klubi ka vendosur.

Kuptohet, nëse ata kërkojnë largimin e menjëhershëm nga Dinamoja, do të humbasin financiarisht. Klubi ka bërë me dije se do të negociojë me çdo lojtar për çështjen e kontratës, për të vendosur nëse duhet vazhduar bashkëpunimi apo jo.

Deri tani ka pasur kontakte mes palëve, por jo gjëra konkrete. Koha kalon dhe situata bëhet edhe më stresuese. Pritja po fillon të bëhet e lodhshme. Ky është një proces që duhet zgjidhur sa më parë, në mënyrë që më pas të mendohet me qetësi për skuadrën e sezonit të ri.

RREZIKU I GJYQEVE – Gazeta ka mësuar se në radhët e lojtarëve të Dinamos po mendohet edhe varianti i gjyqit. Nëse palët nuk arrijnë një akord për ndërprerjen e kontratës, atëherë çështja do të zgjidhet në mënyrë ligjore. Por ky do të jetë hapi i fundit, kuptohet. Tani për tani, të dyja palët mbeten në pozicionin e pritjes.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×