Ish-futbollisti i Milani, Xhenaro Gatuso përflitet prej kohësh se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Valencias në Spanjë, me Italianin që ka pasur kontakte të vazhdueshme në orët e fundit me klubin.
Kjo zgjedhje duket se nuk i ka pëlqyer ish-presidentit të skuadrës, Migel Zorio i cili i ka kërkuar tifozëve të skuadrës të bashkohen kundër emërimit të tij si trajner i skuadrës.
44-vjeçari në një intervistë për shtyp disa vite më parë kishte folur me tone të ashpra lidhur me disa tema si homoseksualiteti, lojtarët me ngjyrë dhe femrat në futboll, fjalë që duket se nuk janë harruar dhe kanë bërë që kundër italianit të nisë një fushatë në “Twitter” e titulluar “Ti themi jo Gatuzos”.
Tekniku u përball me një situatë të tillë edhe në verën e shkuar kur kalimi i tij tek Totenhemi u anulua për shkaqe të ngjashme.
Arena e Lajmit

Loading…