EKSKLUZIVE/ I ka përfunduar kontrata, titullari vendos për t’u larguar nga Partizani

Partizani do të duhet të humbasë pjesë në këtë verë dhe me siguri disa prej largimeve do të jenë të dhimbshme.

Stenio Zhunior

Stenio Zhunior, pas ndeshjes me Laçin është kthyer në Brazil, ku po kalon pushimet me familjen në qytetin e Fortalezas.

Kontrata e tij me Partizanin ka përfunduar dhe 30-vjeçari ka dalë lojtar i lirë.

Prej javësh qarkullonte lajmi për largimin e tij, por drejtuesit e kuq bënë një lëvizje të fundit me shpresën për ta bindur të qëndrojë.

Gjithsesi, Zhunior është i vendosur në veten e tij dhe nuk e ka prerë një biletë kthimi për në Shqipëri.

Ai nuk do të luajë me Partizanin në sezonin e ardhshëm, teksa është i hapur ndaj çdo oferte të klubeve të tjera të Superiores, pavarësisht se shanset më të mëdha janë të transferohet në një ligë më të fortë, pas një sezoni mjaft pozitiv me Partizanin.

Zhunior është i zhgënjyer për vlerësimin që drejtuesit e Partizanit i kanë bërë, pasi ai e priste më shpejt ofertën e rinovimit, si dhe kërkonte më shumë korrektësi financiare.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ I ka përfunduar kontrata, titullari vendos për t’u larguar nga Partizani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook