EMRI/Autori u pagua nga një grup kriminal, zbardhet vrasja e ish-drejtorit të Tensionit të lartë të Veriut, Saimir Jaku

55

Drejtoria e Policisë së Lezhës ka zhvilluar një konferencë për mediat. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, dha detaje të reja për operacionin policor të koduar “GJURMA”.

Në këtë komunikim është njoftuar zbardhja vrasja e ish-drejtori i Tensionit të lartë të Veriut, Saimir Jaku., ndërsa është arrestuar 40-vjeçari Dorjan Keqi, banues në Krujë.

40-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së Jakut, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në 09 Shtator, të vitit 2016, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Saimir Jaku dhe u plagos Gjergj Prenga.

“Si rezultat i të gjitha veprimeve hetimore të kryera dhe bashkëpunimit intensiv me Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminimet laboratorike të provave të sekuestruara në vendngjarje, si dhe marrjes së çdo dëshmie të mundshme me interes për hetimin, vlerësimit të çdo informacioni, për identifikimin e autorit/ëve dhe zbardhjen e ngjarjes, strukturat hetimore të DVP Lezhë zhvilluan operacionin policor të koduar “GJURMA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. K., 40 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Krujë”, njoftoi policia e Lezhes.

Nga ana tjetër, strukturat e DVP Lezhë, në koordinim me strukturat hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po punojnë intensivisht për zbulimin e dokumentimin ligjor të ngjarjes së rëndë të ndodhur më datë 22 korrik 2022, në Milot.

Deklarata e plotë e Policisë së Lezhës:

 

NGJARJA
Dy persona të armatosur qëlluan për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku u qëllua me kallashnikov, teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit bashkë me një shok të tij. Autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan.

Download (1)

Jaku

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×