E menduar deri në detaje, zbulohet dhurata që Ben Affleck dhe Jeniffer Lopez iu bënë të ftuarve para ceremonisë së dasmës (FOTO)

zbyqbznqrzluse9ed5weee

Jennifer Lopez-it i pëlqen aq shumë të martohet me Ben Affleck, sa e bëri dy herë. Aktorët e “Gigli” organizuan një ceremoni luksoze në shtëpinë e Affleck në Georgia më 20 gusht për miqtë dhe familjen një muaj pas dasmës së tyre private në Las Vegas.

Dyshja u kujdesen në maksimum për çdo detaj të dasmës së tyre, saqë nuk kanë harruar të kënaqin as mysafirët para ceremonisë. Çifti u kujdes të surprizonte me një dhuratë në dhomat e hotelit secalin nga të ftuarit.

Miqtë e çiftit qëndruan në një hotel pranë rezidencës së Affleck dhe morën një kuti të personalizuar me çokollata.

“Unë jam duke qëndruar në një hotel në Savannah këtë fundjavë dhe kemi marrë Ben dhe Jen choccy”, shkroi një nga dasmorët në llogarinë e tij në Instagram.

“Faleminderit shumë që i keni bërë kaq të veçanta festimet e fundjavës sonë të dasmës. Ëndrra të ëmbla, J&B”, shkruhej në shënimin që shoqëronte dhuratën.

Kujtojmë që atë ditë nusja kishte veshur një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra me një vello të gjatë që i tregonte format për tu patur zili. Velloja e saj ishte 5 metra e gjatë dhe u mbajt nga të pesë fëmijët e tyre – binjakët 14-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme, si dhe Violet, Seraphina dhe Samuel të Ben.

Dhëndri kishte veshur një smoking elegant i përbërë nga një xhaketë e bardhë dhe pantallona të zeza, duke rikrijuar look-un e ceremonisë së tyre në Las Vegas muajin e kaluar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×