Fituan ndaj Belgjikës, Van Gal: De Bryjne s’ka shans për “Topin e Artë”, kjo skuadra që dua

Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes së djeshme kundër Belgjikës, trajneri i Holandës, Luis van Gal, foli për Kevin de Bryjnen, yllin e “Qytetarëve”:

VAN GAL

“Kevin de Bryjne është fituesi i ‘Topit’ për mua. Por ai nuk do të zgjidhet, kjo është e sigurt. Ata zgjedhin gjithmonë sulmuesit. Nga ky këndvështrim, Noa Lang ka më shumë shanse për të fituar se De Bryjne”, tha trajneri holandez që më pas foli dhe për ndeshjen.

“Ishte një ndeshje e bukur, pikërisht ajo që doja të shihja nga djemtë e mi. Ata dhuruan spektakël. Më pëlqeu shumë impenjimi, edhe pse shumë prej lojtarëve vijnë nga një sezon i gjatë dhe i lodhshëm.

Por ata treguan se kombëtarja ka më shumë rëndësi në këta muaj pak para startit të Kupës së Botës”, përfundoi Van Gal.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×