Frikë për Aleksin. Ish-mbrojtësi i Milanit, PSV-së dhe Çelsit është operuar në Brazil në një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Shkak ishin katër arterie të bllokuara dhe braziliani u detyrua të aplikonte “Bypass”-in në zemër.
Ka qenë pikërisht vetë Aleks, i cili me anë të një videoje të postuar nga klubi i Santosit në kanalet zyrtare ku ka treguar gjendjen e tij:
“Nuk kam pasur një infarkt. Kam parë këtë problem ditë më parë dhe mjekët kanë vendosur që të bëja një ‘Bypass’.
Kam pasur katër arterie të bllokuara. Sapo kam lënë terapinë intensive dhe do të qëndroj në spital prej 6 ditësh.”, ishin fjalët e Aleksit, i cili i ka dhënë lamtumirën futbollit vite më parë.
Nosso ídolo mandou um recado para tranquilizar a Nação Santista! Estamos todos com você e torcendo pela sua rápida recuperação, Alex! 🤍🖤 pic.twitter.com/7RZpdyBFpb
— Santos FC (@SantosFC) June 3, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…