Gjendet i pajetë në bregdetin e Durrësit, 22-vjeçari dyshohet se humbi jetën nga infarkti

Durres Deti

Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit, rreth orës 14:oo të ditës së sotme.

Policia njofton se shtetasi me inicialet L. C., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Njoftimi: 

Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×