Mungesa e Italisë në Botërorin e Katarit duke se ka lënë një shije të hidhur jo vetëm te tifozët por edhe tek legjendat e ‘Axurrëve” ku pas reagimit të ditës së djeshme të Roberto Baxhos kritikoi mungesën e Italisë në Botëror dhe ja hodhi fajin sistemit të kualifikimit të zgjedhur nga FIFA, radhën për të folur e ka pasur ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci.
Italiani është shprehur hapur kundër sistemit të zgjedhur për të dërguar skuadrat në Botëror dhe ka theksuar se Italia duhet të ishte automatikisht pjesëmarrëse si fituese e Europianit.
“Është skandaloze që Italia nuk është në Botëror. Duhet të ishim automatikisht pjesëmarrës pas fitores në Europian.
Duhen bërë ndryshime në rregullore, duhet bërë një sistem i ngjashëm me Championsin ku fitorja e kompeticionit të siguron pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm, ky duhet të ishte dhe rasti ynë pas suksesit në Europian.
Fatkeqësisht realiteti është një tjetër dhe ne jemi jashtë Botërorit.”, u shpreh Materaci.
Arena e Lajmit

Loading…