“Mançini një magjistar, Gnabri të qëndrojë në Mynih”, Flik: Në Europian tifo për Italinë, sot i mund me Gjermaninë

Përpara se kombëtarja gjermane të nisë sot me duelin kundër Italisë në UEFA Nations Ligë, trajneri i kombëtares, Hansi Fliki, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në qendrën e DFB-së.

FLIK 2

Si po ecin përgatitjet?

Të gjithë jemi të lumtur që më në fund po fillon. Ne patëm përgatitje të mirë në Marbela dhe tani edhe këtu në “Herzogenaurach”. Jemi të lumtur që nisim në Ligën e Kombeve tani, të gjithë jemi të motivuar.

Ku do të luajë Joshua Kimish?

Çdo lojtar duhet të rritet, përfshirë Kimishin. Në dy javët e fundit kemi diskutuar për detyrat e pozicioneve, ndaj qartësia është e rëndësishme. Nëse luani me dy numër gjashtë, atëherë ato duhet të përputhen mirë. Ne i kushtojmë vëmendje kësaj në ekipin e trajnerëve dhe këtë ua kemi thënë edhe të gjithë lojtarëve.

Çfarë kundërshtari është Italia?

Nuk është e lehtë të parashikosh kundërshtarin që do të kemi nesër (sot). Roberto Mançini tani po fillon një cikël të ri dhe ka një skuadër shumë të madhe me shumë lojtarë të rinj dhe ambiciozë. Të gjithë kemi qenë tifozë të kësaj skuadre gjatë Kampionatit Europian. Mënyra se si ata luanin futboll ishte mbresëlënëse. Mançini do të provojë përsëri dhe ai ka cilësi të jashtëzakonshme për ta bërë këtë.

Sa e vlerësoni Ligën e Kombeve?

Ne duam të bëjmë një zhvillim që do të na çojë atje ku duhet të jetë Gjermania, domethënë ndër më të mirat në botë. Nuk e dimë se cila do të jetë përmbledhja pas katër ndeshjeve, sigurisht që duam t’i fitojmë ndeshjet dhe jemi të përgatitur mirë. Është e rëndësishme që pas katër takimeve të analizojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë.

Si është gjendja e Timo Vernerit?

E gjeta shumë të përkushtuar dhe të fokusuar. Ai është shumë në formë dhe në gjendje të mirë fizike. Po Gnabri? Ai është një lojtar që mund të formësojë në mënyrë fleksibël lojën në shumë pozicione përpara. Serge ka pika të forta në ndeshjet një për një dhe në finalizime. Ai e di se ka një ekip si Bajerni me të cilin ndihet rehat. Do të doja që ai të luante në një klub ku mund të sjellë cilësitë e tij në lojë dhe ku mund të zhvillohet dhe përmirësohet.

Si do ta komentonit daljen e Italisë nga Kupa e Botës?

Sigurisht që ishte një surprizë. E vlerësoj shumë Roberto Mançinin, ai bëri një punë fantastike në Itali dhe ka cilësinë, klasin dhe pasionin për ta rikthyer Italinë atje ku ishte.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×