Meta uron deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë për fitoren: Besimplotë se do jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës

Meta61

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Meta shkruan në një postim në “Facebook” se është besimplotë se ai do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. ”, shkruan Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×