PD në krah të avokatëve, kërkon dëgjesë me ministrin Ulsi Manja, KLGJ e KLP për Hartën e re Gjyqësore

Dhurata Cupi

Partia Demokratike i është bashkuar shqetësimit të avokatëve, të cilët kanë bojkotuar prej kohësh të gjitha seancat gjyqësore, duke kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Partia Demokratike kërkoi sot dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për hartën e re gjyqësore.
Kërkesën e bëri deputetja Dhurata Çupi Tyli në mbledhjen e komisionit të Ligjeve.

“Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvilohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave”, – tha zonja Çupi në hyrje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha kjo dëgjesën do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×