Sokol Jareci: Do të propozojmë edhe një arbitër të katërt të FIFA-s, VAR-i ka ndërhyrë vetëm në…

Dizenjatori i arbitrave, Sokol Jareci ka folur në një intervistë duke shpjeguar sezonin që përfundoi në Kategorinë Superiore, duke treguar vitin e parë në Shqipëri të aplikimit të sistemit VAR, dhe gjithashtu për arbitrat e FIFA-s duke deklaruar se do të propozohet për arbitrin e katërt ndërkombëtar:

Sokol Jareci

“Duhet të kemi parasysh se si sezon i parë gjërat kanë kaluar pritshmërinë tonë. Në VAR është ndërhyrë vetëm në aksione të rëndësishme e jo raste të panevojshme, por është e vërtetë se në shumë raste është dashur një kohë e gjatë për të marrë një vendim.

Kjo është diçka që ne e kemi për detyrë ta rregullojmë sa më shpejt në sezonin e ri. Ne tentojmë gjithë të rrisim numrin e arbitrave tonë ndërkombëtarë, por pas propozimeve tona i takon FIFA-s të vendosë.

Edhe për këtë vit ne do të propozojmë edhe një arbitër të katërt, por duhet patur parasysh se numri 3 nuk është i vogël për një vend si Shqipëria.”, përfundoi Sokol Jareci për “RTSH”.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×