Vendimtar për mbijetesën, sulmuesi vijon bashkëpunimin me Egnatian

Dzon Delarzh erdhi tek Egnatia me një CV të pasur, por pa formën e duhur fizike, për të dhënë direkt efekt në lojën e skuadrës.

Kongolezi Delarxh

Në nisje trajneri Ramadani nuk i dha shumë minuta, por dalëngadalë kongolezi “ia mori zemrën” strategut dardan dhe nisi të aktivizohet dhe të luajë më shumë minuta.

Kontrata e 31-vjeçarit skadon në këtë muaj, por drejtuesit kanë shprehur dëshirën për ta mbajtur dhe i kanë ofruar rinovimin.

Gazeta mëson nga burime pranë klubit se përfaqësuesit e klubit dhe pala e lojtarit kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar edhe për një sezon kontratën.

Delarzh shënoi vetëm një gol me Egnatian, por rrjeta ndaj Korabit ishte vendimtare në sigurimin e qëndrimit të rrogozhinasve edhe një tjetër sezon në elitën e futbollit tonë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×